close
Të ndryshme

NGA E HËNA, NË BRITANI TË MADHE PA KARANTINIM DHJETËDITOR

uk

Maqedonia e Veriut u gjet në listën e publikuar të 47 vendeve të Qeverisë britanike, qytetarët e të cilës nuk do të duhet të karantinohen për 10 ditë pas mbërritjes në këtë vend, por të bëjnë dy testime gjatë kësaj periudhe.

Krahas RMV-së, në listë janë edhe Mali i Zi, Afganistani, Meksiko, Afrika e Jugut, Argjentina, Bolivia, Brazili etj.

Deri më tani, udhëtarët që vinin nga vendet e përfshira me lehtësime, mund të udhëtonin në Britani të Madhe, por ishin identifikuar si jo tërësisht të vaksinuar dhe duhej të paguanin dy testime për COVID-19 në ditën e dytë dhe të tetë nga mbërritja dhe të karantinohen për 10 ditë.

Në Britani pranohen vaksinat “Astra Zeneka”, “Pfizer” dhe “Moderna”./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia