close
Vendi

NGA JAVA E ARDHSHME COVID-QENDRA NË SPITALET PRIVATE

bolnicata-696×464

MSH: 1290 PACIENTË TRAJTOHEN NË SPITALE, 130 VENDE TË LIRA


Në vazhdë e sipër është përgatitja e objektit të vjetër të spitalit privat ‘Axhibadem Sistina” I cili konform marrëveshjes mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe spitaleve private duhet të shndërrohet në klinikë të re infektive me 100 shtretër. Konform marrëveshjes, spitalet private duhet të sigurojnë pajisje mbrojtëse për personelin mjekësor, laborator, oksigjen, ushqim për pacientët e të ngjashme. Për këtë Fondi për sigurimshëndetësor do të paguajë nga 6000 denarë për një pacient.

PATRISIJA KALAMARIS – INFEKTOLOGE NË “SISTINA”

“Trupi koordinativ do të vendos se kush do të mjekohet. Do të pranojmë pacientë me pasqyrë më të lehtë dhe të mesme klinike, kurse rastet më të rënda do të dërgohen në Spitalin “8 Shtatori” dhe Klinikën Infektive”

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se në covid-qendrat në Shkup dhe nëpër spitalet e vendit trajtohen 1290 pacientë. Raportohet edhe për rreth 130 vende të lira në për spitale. Nga MSH-ja njoftojnë se shifrat ndryshojnë nga casti në cast për shkak të pranimit dhe c`regjistrimit të pacientëve. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia