close
EkonomiTop LajmeVendi

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

derivate (2)

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim,me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,51% në raport me vendimin e datës 20.06.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje te benzina mesatarisht për 1,537%, te nafta rritje për 0,460%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 0,935% dhe te mazuti ka ulje për 3,484%, për çka në strukturën e çmimeve të derivateve të naftës është bërë përshtatja e duhur.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, EURODIZELIT (D-E V) dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), nuk ndryshojn, deri sa çmimi i shitjes me pakicë i MAZUTIT M-1 SU, ulet për 1,447 denarë/kg dhe do te jet 55,291 den/kg.
Nga data 23.06.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 110,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 112,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 110,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 107,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 55,291 (denarë/kilogram)
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e
mëparshme, është më i lartë për 0,360%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 23.06.2022. Tregtarët me
shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve
të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia