close
Top LajmeVendi

NGA NJË JANARI PAGAT NË ARSIM MË TË LARTA PËR 10%

Screenshot_13

Ademi: Për këtë zhvendosje kemi siguruar 1,4 miliardë denarë shtesë


Arrihet marrëveshje midis SASHK-ut dhe Ministrisë së arsimit. Punëtorët e arsimit të arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë do të kenë rritje të pagave për 10%, edhe atë nga 1 janari i vitit 2020, jo nga muaji prill, siç thoshte deri tani Qeveria. Ministri i arsimit Arbër Ademi, pas takimit të sotëm theksoi se me këtë kthehet dinjiteti i profesionit të arsimtarit. Për këtë rritje  të pagave, tre muaj pas rritjes paraprake, nga buxheti janë parashikuar rreth 1,4 miliardë denarë.

Pas takimit disaorësh në mes përfaqësuesve të sindikatës së pavarur të arsimit dhe ministrit Arbër Ademi, u arrit marrëveshje më të cilën pagat e punëtorëve të arsimit do të kenë rritje prej 10%, nga 1 janari. Ministri i arsimit Arbër Ademi theksoi se bëhet fjalë për rritje historike.

Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov theksoi se kërkesa e tyre për rritje të pagave sot u pranua edhe zyrtarisht. Për të gjitha problemet tjera me të cilat ballafaqohen të punësuarit në arsim do të bisedohet, por për këtë nuk është e nevojshme greva.

“Kërkesa jonë për rritje të pagave në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë për të filluar nga 1 janari i vitit 2020 edhe zyrtarisht u pranua nga ministria e arsimit. Bindja ime është se pjesa më e madhe e të punësuarve do të jenë të kënaqur.” –tha Jakim Nedellkovm, Kryetar i SASHK-ut.

Kryetari i sindikatës mohoi se ka caktuar takim me liderin e partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski për ditën e sotme, derisa ky informacion ka dalë në opinion.

Ministri Ademi informoi se për këtë dialog konstruktiv dhe zhvendosje të afatit kohor janë ndarë rreth 1,4 miliardë denarë nga buxheti i shtetit. Përndryshe nga muaji gusht i vitit 2018 deri tani, pagat në arsim janë rritur për 10,8% me rritjen prej 10% në janar, SASHK do të afrohet deri mbi 21 % nga rritjet e kërkuara prej 25%. Për shkak të kërkesave të paplotësuara, SASHK-u organizoi grevë paralajmëruese më 2 shtator. /Verica Dimitrijevska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia