Nga se vdesin shqiptarët?

52% e vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare. Vdekshmëria më e madhe te meshkujt se sa te gratë

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri gjatë vitit 2021, është 30.507, duke shënuar një rritje prej 10,5 % vdekje më shumë, krahasuar me vitin paraardhës. Sipas raportit të INSTAT në publikimin për shkaqet e vdekjeve. Niveli bruto i vdekshmërisë për vitin 2021 është 1.085 vdekje për 100 mijë banorë përkundrejt 972 vdekje që ishte në vitin 2020.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas gjinisë, regjistrohen 16.883 vdekje për meshkujt dhe 13.624 vdekje për femrat. Vdekjet e meshkujve përbënin 55% të totalit, nga rreth 52% që është në vite normale, duke treguar se pandemia ishte më fatale te meshkujt.

Ky është niveli më i lartë i vdekjeve vjetore i regjistruar ndonjëherë në vend dhe është si rrjedhojë e pasojave që dha në shëndetin e popullatës pandemia e Covid-19, sidomos në pjesën Janar- Prill.

Sipas publikimit të INSTAT, shkaqet e vdekjeve, peshën më të madhe e zënë “shkaqet natyrale” me 97,3 % të vdekjeve gjithsej. Në vitin 2021, vdekjet nga grup sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zënë 52,4 % të vdekjeve gjithsej, me një normë vdekshmërie prej 568,6 për 100 mijë banorë. Krahasuar me vitin paraardhës, kjo grup sëmundje ka shënuar një rritje prej 10,8 %.

Në rritjet kanë qenë edhe vdekjet me simptoma dhe sëmundje të papërcaktuara. Për shkak të pandemisë rritjen më të madhe, duke spostuar edhe vdekjet nga sëmundjett tumorale, janë vdekjet për shkak të sëmundjeve aparatit të frymëmarrjes, të cilat përbëjnë 11,8% të vdekjeve në total , duke përbërë grupin e tretë kryesor referuar shkakut të vdekjes së popullsisë shqiptare. Vdekjet nga grup sëmundja “Tumore” zënë 11,2 % të vdekjeve gjithsej, duke u renditur si grupi i katërt referuar shkakut të vdekjes. Krahasuar me vitin 2020, janë regjistruar 4,4 % më pak humbje jete nga kjo grup sëmundje.

Sipas qarqeve, numri më i lartë i vdekjeve vihet re në qarkun e Gjirokastrës me 1.841 për 100 mijë banorë, ndërsa më i ulëti në qarkun Kukës me 829 vdekje.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share