close
Vendi

NGA SOT LEJET TONA TË VOZITJES NJIHEN EDHE NË DANIMARKË!

patente-shoferi_1537260910-7187154
Mininstri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani ka bërë të ditur se nga sot Patentë shoferët e Maqedonisë së Veriut do të njihën edhe në Danimarkë.
Informacionet e fundit të cilat sapo mbërrijnë nga Ambasada jonë në Kopenhagë, thonë se autoritetet daneze, në bazë të bashkëpunimit bilateral, sollën vendim për pranimin e lejeve të vozitjes nga Maqedonia e Veriut.
Me këtë vendim, qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë të rregulluar qëndrim të përhershëm në territorin e Danimarkës, nga data e 14 dhjetorit mund të drejtojnë automjetin duke ndërruar lejen e tyre të vozitjes me leje adekuate daneze B, pa kusht që aplikuesi të hyjë në test provues të vozitjes.
Zgjidhja përfundimtare e kësaj çështje për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Danimarkë është shumë e rëndësishme dhe tejkalohet një problem që me dekada ishte barrë e perditshmërisë së tyre, duke marrë parasysh numrin e madh të diasporës tanë atje.”Thuhet në njoftimin e Osmanit.
/KlanMacedonia/
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia