close
Top LajmeVendi

NGA XHAFERI KËRKOHET SEANCË PËR NDRYSHIME NË MODELIN ZGJEDHOR

Screenshot_7

Deputetët iniciatorë thonë se 6000 amendamentet janë bllokim joserioz i kuvendit


Deputetët që kërkojnë ndryshim të Kodit zgjedhor, në vend të gjashtë njësive të ketë një njësi zgjedhore i apelojnë kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi të mundësojë kushte për fillimin e debatit të komisionit, duke pasur parasysh që gjysma e 6000 amendamenteve janë të përkthyera. Liljana Popovska nga partia Ripërtërirja Demokratike e Maqedonisë amendamentet e dorëzuara nga partia në pushtet BDI dhe nga VMRO-DPMNE-ja opozitare i vlerëson si bllokim i iniciativës dhe fyes për deputetët që kërkojnë ndryshime.

Ndryshimet eventuale në Kodin Zgjedhor, nga gjashtë në një njësi zgjedhore dhe lista të hapura me barazi gjinore, me një pjesë të madhe të 6000 amendamenteve të dorëzuara në Kuvend, kërkohet që të vlejnë për 30, 50 ose 60 vite. Kjo është përpjekje joserioze për bllokim të iniciativës, thekson deputetja Liljana Popovska nga partia Ripërtërirja Demokratike e Maqedonisë, e cila kërkoi publikisht, në emër të grupit të deputetëve që i propozojnë ndryshimet, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi të mundësojë kushte teknike për fillimin e debatit të Komisionit, pasiqë në seancën e sotme të Komisionit për sistem politik propozimi u refuzua.

“Pse nuk dëshirojnë që të hapet debat për këto amendamente, a turpërohet dikush nga amandamentet e  veta, a turpërohet dikush të sqarojë para opinionit të Maqedonisë së Veriut se propozon ndryshim ditë pas ditë për 50 vite terme të ndryshme për vlefshmërinë e një ligji?” –tha Liljana Popovska, Ripërtërirja demokretike e Maqedonisë.

Votimi në një njësi zgjedhore dhe me lista të hapura është në interes të partive më të vogla, nuk do ta prishë baraspeshën në koalicionet ekzistuese dhe do të shpie në koalicione paszgjedhore, jo parazgjedhore, thekson Jusuf Hasani nga Partia Demokratike e Turqve.

“Tani shqetësimi ynë është se duhet, sipas modelit të tanishëm të shkojmë në koalicione parazgjedhore, që të arrijmë që me marrëveshjet parazgjedhore t’i plotësojmë, t’i mbrojmë të drejtat tona si  turq dhe bashkësitë tjera etnike si Serbët, Romët, Vllehët.” –Jusuf Hasani, Partia Demokratike e Turqeve.

Përkundër mbështetjes së iniciativës për ndryshime në modelin zgjedhor nga ish-kryeministri dhe lideri i  partisë në pushtet LSDM, Zoran Zaev, partneri i tij i koalicionit – BDI para një muaji kundërshtuan.

“Procesi i ndryshimit të njëanshëm të rregullave të lojës para se të fillojnë proceset zgjedhore është precedent i rrezikshëm me të cilin mund të ballafaqohet Kuvendi dhe skena politike në vendin tonë, deklaroi Grubi sot në Kuvend, duke shtuar se ndryshimet e këtilla duhen të miratohen me koncensus, në pajtueshmëri me të gjitha partitë politike.” -tha Artan Grubi, BDI.

Duke pasur parasysh që më shumë se 2200 amandamente nga gjithsejt 5.000 të dorëzuara nga partia në pushtet BDI për momentin janë të përkthyera nga gjuha shqipe në atë maqedonase, ndërsa 1000 të dorëzuara nga VMRO-DPMNE janë në gjuhën maqedonase, sipas Liljana Popovskës ekzistojnë kushte që menjëherë të fillojë debati i Komisionit për ndryshimet e kërkuara në modelin zgjedhor. Me 30 mijë vota të fituara, si në zgjedhjet e kaluara, Popovska thotë se partia e saj do të ketë tre deputetë në Kuvend. /Biljana Georgievska/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia