close
Rajoni

NGECJA E DIALOGUT: LAJÇAK NË KOSOVË

633C06C0-0399-40EE-AB24-0EFF34E7F977

HOTI: JO ASOCIACIONIT PA MARRËVESHJEN FINALE


Në kohën kur duket qartazi se ka ngecje të dialogut Prishtinë Beograd i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajcak po qëndron në Prishtinë.
Ai ka takuar kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti. Ky i fundit  ka bërë të ditur se në takim i është bërë një vlerësim  procesit të dialogut si dhe është diskutuar për takimet e radhës.

Ka thënë se nuk ndikohet nga presionet kur është pyetur për Asociacionin e Komunave Serbe nëse do të hidhen sërish në tavolinën e bisedimeve. Ai ishte i prerë se kjo cështje nuk do të diskutohet në Bruksel.

Lajcak ka takuar edhe kryetaren e parlamentit Vjosa Osmanin.

Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është bërë kushti i radhës i Serbisë për t’u ulur përsëri në tavolinën e bisedimeve për të cilën Kosova refuzon.

Formimi i Asociacionit është paraparë me marrëveshjen e vitit 2013, ndërsa më 2015 u arrit marrëveshja për themelimin e saj. Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me kushtetutën dhe se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të qeverisë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia