close
Top LajmeVendi

NGËRÇI POLITIK: KLAN MAQEDONI, MARRËVESHJA – AFËR?!

auto_Screenshot_4-31521037794

Nesër vazhdimi i seancës në Kuvend


Pavarësisht që grupi i opozitës maqedonase vazhdon të pohojë se nuk ka për të mbështetur ndryshimet kushtetuese, burime të KLAN Maqedoni në kushte anonimiteti lënë të kuptohet se ditëve në vijim, dy grupimet më të mëdha mund të kapërcejnë mosmarrëveshjet për t`i dhënë dritë jeshile ndryshimeve kushtetuese.

Nga LSDM-ja nuk zbulojnë nëse së paku 80 deputetë do të votojnë për të hyrë në fazën tjetër të ndryshimeve kushtetuese, por shpresojnë se kjo do të ndodh.

“Sinqerisht shpresojmë se nesër do ta kemi shumicën e nevojshme prej dy të tretave, por këtë do ta tregojë votimi. Sipas asaj që deri më tani e kemi dëgjuar në diskutimet e kolegave tanë të opozitës, nuk ekziston asnjë deputet i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit të tyre që është kundër anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe NATO”

Për dallim nga LSDM-ja, nga ana tjetër VMRO-DPMNE-ja vazhdimisht pohon se grupi i tyre parlamentar nuk do t’i përkrah ndryshimet kushtetuese.

“Marrëveshja e Prespës për ndryshimin e emrit të vendit politikisht dhe juridikisht është e vdekur. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së nuk do t`i përkrah ndryshimet kushtetuese dhe për këtë shkak hoqi dorë nga debati i mëtutjeshëm në Kuvend.

Njohësit e rrethanave në Shkup lënë të kuptohet se toni i debatit treditor në parlament, pavarësisht qëndrimeve të papajtueshme lidhur me Marrëveshjen e Prespës, prapseprap lë hapësirë që dy grupimet më të mëdha të kapërcejnë rubikonin për t’i dhënë dritën jeshile ndryshimit të kushtetutës.

Burime të TV KLAN M thonë se gjatë ditës ka pasur kontakte intensive, ku janë përfshirë edhe diplomatë të huaj të akredituar në Shkup, në mënyrë që të sigurohet shumica e 2/3 e domosdoshme për implementimin e Marrëveshjes – edhe në ndryshimet kushtetuese. Natyrisht se kjo i dedikohet gatishmërisë së shprehur të kryeministrit Zaev për falje dhe pajtim si dhe toneve të zbutura të një rrethi më të gjerë, prej 10-12 deputetësh të koalicionit të prirë nga VMRO-DPMNE. A do të jetë në tavolinën e bisedimeve vetëm rasti i të implikuarve të ngjarjeve të 27 prillit apo në të do të vihet edhe megaskandali i përgjimeve, kjo do të qartësohet këtyre ditëve-më së voni deri në fillim-javën e ardhshme.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia