close
Vendi

NGJARJET NË KUVEND: DUDUSH DHE MËRGJA DËSHMUAN PËR KËRCËNIMET

133689761_2

Me dëshminë e kryetarit të komunës së Shuto Orizarës, Kurto Dudush sot në Gjykatën penale vazhdoi gjykimi i të akuzuarve për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar.

Kurto Dudush në sallën e gjykatës tha se mban mend se më 27 prill ka qenë në galerinë në sallën për shtyp në Kuvend kur ka hyrë një grup i madh i demonstruesve të cilët kanë brohoritur “do të vriteni”, para sallës për shtyp e ka njohur Igor Durllovskin. Në pyetjen e mbrojtësit Elenko Millanov se ku e ka parë Durllovskin, ai tha se e ka parë para sallës ku është zhvilluar dhuna dhe se kur ka zbritur shkallëve para se të evakuohej, tre persona e kanë sulmuar, ndërsa sipas tij, Durrlovski i ka nxitur, por se nuk mund të pohojë me siguri.

Pas Kurto Dudush, për ngjarjet në Kuvend ka dëshmuar gazetarja Dushica Mërgja. Ajo tha se i kujtohet se më 27 prill ka qenë në Kuvend prej orës 11:00 dhe se ajo ditë ka qenë më ndryshe se mbledhjet e tjera me atë që ka folur Zoran Zaev dhe pas fjalimit të tij është nxehur atmosfera sepse ka paralajmëruar se do të zgjidhet Talat Xhaferi kryetar i shtëpisë ligjdhënëse.

Caku i tyre ka qenë Zoran Zaevi, Talat Xhaferi dhje Ziadin Sela. U janë kërcënuar se do t’i vrasin, se janë trathtarë dhe “shiptarë”. Në një moment gjendja ka eskaluar dhe kanë filluar të godasin secilin, madje edhe gazetarët, pas çka ka marrë goditjen e parë. Ka njohur edhe fqinj të saj, njëri prej të cilëve e ka shtyrë, ndërsa tjetri e ka paralajmëruar të dalë sepse do të jetë rrezik. Ka vërejtur se Sela del i vetëm dhe si e kanë rrethuar njerëz dhe kanë filluar ta rrahin. Selën e kanë goditur gjashtë deri tetë njerëz drejtpërdrejtë në kokë, pas çka i tëri është përgjakur”, theksoi Mërgja.

Të akuzuarit në rastin për ngjarjet e 27 prillit ngarkohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues. Ata para gjykatës thanë se e kuptojnë aktakuzën, por se nuk ndjehen fajtorë. /Klan Mk/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia