close
Top LajmeVendi

NGRITET FLAMURI I NATO-S PARA QEVERISË

NATO Secretary General visits Skopje

Zaev: Tani reformat dhe integrimi në BE  


Vendosja e flamurit të NATO-s para Qeverisë nuk është vetëm akt simbolik sipas kryeministrit, Zoran Zaev. Ai tha se flamuri përfaqëson përcaktimin e shtetit për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE. Meritat janë të qytetarëve, të cilët në numër të madh i dhanë mbështetje anëtarësimit, shtoi kryeministri, pa harruar t’i falënderoj edhe deputetet grek, dhe deputetet tanë.

Merita të mëdha për Marrëveshjen e Prespës sipas tij kanë edhe ministrat e Jashtëm të të dy vendeve, Kocias dhe Dimitrov. Por falënderimi special ishte për kryeministrin, Aleksis Cipras.

“Falënderim të veçantë kam për kryeministrin e Republikës së Greqisë, mikun tim Aleksis Cipras, për vizionin dhe guximin që me vendosmëri të përcaktohemi për të gjetur zgjidhje për një problem që për shumë njerëz ishte problem i pazgjidhur. Zgjidhje që do të jetë shembull për marrëveshje të kompromisit mes fqinjëve në Ballkan. Kjo do t’i fshijë memoaret e këqia për Ballkanin që ekzistojnë në vetëdijen e shumë evropianëve. Ky është një veprim historik për afirmimin e kësaj pjese të Ballkanit, që ka qenë e margjinalizuar si provincë e thellë evropiane.” deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Kryeministri u bëri thirrje institucioneve që forcat tani t’i orientojnë drejtë procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, por është i vetëdijshëm se Brukseli do të monitoroj çdo detaj dhe nuk do të bëj lëshime.

“Nuk pres lëshime nga Evropa, dhe nuk kam shpresa se për disa punë Brukseli do të mbyll sytë. Përkundrazi, mendoj se do të ndeshemi me monitorim të fortë, e ndonjëherë edhe me kërkim të qimeve në vezë, por e di se me përgatitjen dhe vendosmërinë tonë do t’ia dalim ti kryejmë të gjitha obligimet dhe detyrat që i kemi marrë përsipër, jo për Brukselin por për vetë neve.” –shprehet Zoran Zaev, Kryeministër.

Në fund iu drejtua edhe opozitës, të cilëve u bëri thirrje që të bëjnë gara me ide, dhe mos ta rrezikojnë qëllimin e përbashkët në luftën për pushtet. /Furkan Saliu/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia