close
Top LajmeVendi

NGRITET PROCEDURË PËR DEPUTETIN GRUEVSKI

nikolla-gruevski-1-770×470

Xhaferi ka njoftuar komisionin kompetent


Nga VMRO-DPMNE deklarojnë se Nikolla Gruevski nuk mungon pa arsye, por është i ndjekur politikisht, kurse të pavarurit e VMRO-DPMNE-së nuk kanë ndërtuar qëndrimin e tyre në lidhje me marrjen e mandatit. Po kalojnë gjashtë muaj nga mungesa e paarsyetueshme e Gruevskit në Kuvend, por që t’i merret mandati janë të nevojshme dy të tretat e shumicës.

Dy të tretat e shumicës për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski janë plotësisht të pasigurta, kështu që mund të ndodhë që ish kryeministri të vazhdojë të jetojë në Budapest, dhe çdo muaj më datën 1 do të marrë pagën e deputetit. Sipas Rregullores për punë të Kuvendit, deputetit i cili gjashtë muaj pa arsye ka munguar në seanca, mund t’i merret mandati, por për këtë janë të nevojshme dy të tretat e votave të shumicës.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk do të votojnë për marrjen e mandatit të tij, ndërsa grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, përkatësisht ata që u përjashtuan nga partia pasi votuan për ndryshimet kushtetuese të lidhura me Marrëveshjen e Prespës, deklarojnë se nuk kanë biseduar në lidhje me këtë dhe ende nuk kanë qëndrim se si do të votojnë.

Shërbimet e Kuvendit thonë se gjatë ditës kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi do të dërgojë raport deri te Komisioni për çështje të rregullores dhe të mandateve e imunitetit, se deputeti Nikolla Greuvski gjashtë muaj ka munguar në punën e Kuvendit. Kryetari i Komisionit Pavle Bogoevski deklaron se sapo të marrë njoftimin, do të caktojë seancë të Komisionit. Në qoftë se Komisioni propozon marrjen e mandatit, pastaj në seancë plenare janë të nevojshme dy të tretat e shumicës që t’i merret mandati Nikolla Gruevskit.

Bogoevski pret që deputetët, edhe nga pushteti, por sidomos ata të opozitës “të gjejnë forcë të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet” dhe pret që Komisioni të propozojë marrjen e mandatit.

“Situata është shumë kontradiktore për arsyen e thjeshtë se duhet të votohet për faktin nëse Nikolla Gruevski ka munguar gjashtë muaj ose jo. Kushtetuta është e tillë dhe do të duhet të mbledhim 80 vota në qoftë se dëshirojmë tia marrim mandatin”, thekson Bogoevski.

Nga VMRO-DPMNE nuk pajtohen se Gruevski mungon pa arsye, por thonë se është i ndjekur politikisht dhe për këtë arsye ka fituar mbrojtje nga një vend i BE-së. Në pyetjen nëse grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të votojë për marrjen e mandatit të Gruevskit, zëdhënësi i partisë Naum Stoillkovski deklaron se kjo qeveri nuk meriton mbështetje. Ata theksojnë se qeveria qëllimisht e hap temën e mandatit të Gruevskit që ta defokusojë publikun nga dështimet e veta.

“Në këto momente kur nuk ka datë për negociata, kur më shumë se gjysma e Maqedonisë, e llogaritur nëëpr komuna, i dha karton të kuq kësaj qeverie, edhe pushtetit lokal edhe atij qendror, sepse absolutisht nuk meritojnë dhe nuk dinë ta udhëheqin Republikën e Maqedonisë, ata sillen rreth një qëllimi të vetëm: “akuzoni Gruevskin”. Mendoj se nuk meritojnë asnje lloj mbështetje as në kuvend, as në publik”, deklaroi Stoillkovski.

Kuvendi në fillim të nëntorit vitin e kaluar tentoi t’ia marrë mandatin Gruevskit, atëherë për shkak të ushtrimit të padenjë të funksionit të deputetit, pasi u dënua me dy vite burg për rasti Tanku, por nuk pati dy të tretat e votave. Për marrjen e mandatit të Gruevskit atëherë votuan 58 deputetë, nga 80 të nevojshme. Nikolla Gruevski pastaj u arratis në Hungari, ku mori azil politik, ndërsa Kuvendi vendosi të mos e evidentojë si i munguar me arsye dhe ia zvogëloi pagën për 5%.

Pas ikjes së Gruevskit në nëntor vitin e kaluar, Prokuroria paralajmëroi hetime, por publiku mbeti i painformuar rreth mënyrës së ikjes dhe nëse dikush nga vendi i ka ndihmuar gjatë arratisjes.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia