close
EkonomiTop LajmeVendi

NGROHJA QENDRORE NUK DO TË SHTRENJTOHET – QEVERIA DO TA PAGUAJË DALLIMIN E ÇMIMIT

Te-To-struja-gas-Toplifikacija-1-parno-greenje-30apr18-Meta

Që të zgjidhet problemi me ngrohjen qendrore në Shkup, Qeveria do të mbulojë 80% të dallimit midis cmimit aktual dhe real të energjisë së ngrohjes, kurse 20% tjera të mbulohen nga Qyteti I Shkupit dhe Komunat, është propozimi I dhënë sot nga Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Kryetari I KRRE-së, Marko Bislimovski. Me këtë, sic thonë, kompanitë do të kenë mjete që të furnizohen me gaz duke marrë parasysh se cmimet nëpër bursa për cdo ndryshohen dhe rriten.

“Dallimin e cmimit aktual dhe real, Qeveria do t`ia paguajë “Balkan Energy Group” (BEG), kurse BEG do t`i zvogëlojë llogaritë e konsumatorëve. Kjo do të thotë se konsumatorët nuk do të marrin llogari më të larta për ngrohjen. I bëjmë thirrje Qytetit të Shkupit dhe Komunave në kuadër të buxheteve të tyre të kycen në këtë mbështetje, me qëllim të amortizimit të presionit nga likuiditeti që kanë kompanitë që furnizojnë me enrgji të ngrohjes Qytetin e Shkupit. Kjo masë do të vlejë gjatë gjithë vitit” – ka thënë Ministri Bekteshi.

Ai bëri të ditur se për këtë masë, Qeveria do të duhet të ndajë rreth 5 milionë euro, derisa Qyteti I Shkupit dhe Komunat 1 milionë euro.

Bislimovski ka theksuar se të gjithë duhet të tregojnë solidaritet në këto kushte të krizës energjetike që nuk mbahet mend, me qëllim që të ulen efektet ndaj qytetarëve./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia