close
Bota

NICË: NË NJË SULM TERRORIST VRITEN TË PAKTËN 84 VETA

636041288291152252-EPA-FRANCE-NICE-TRUCK-ATTACK-520×358

Bilanci më i ri i viktimave në sulmin e mbrëmshëm në Nicë është 84 të vrarë dhe mbi 150 të plagosur, shumica prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike. Në mesin e të vrarëve ka shumë fëmijë. Sulmi ka ndodhur kur një kamion është futur në turmë e cila po ndiqte manifestimet me rasin e Ditës së Bastiles. Presidenti francez, Fransoa Holand, theksoi se bëhet fjalë për akt monstruoz terrorist.

Kamionxhiu vrasës nga Nica quhet Muhamed Lahuaiej Bulel, është 31 vjeçar me dy nënshtetësi, të Francës dhe Tunisit, lajmërojnë mediat franceze.

Para sulmit, ai kishte punuar vozitës-korrier, është baba i tre fëmijëve dhe për policinë është i njohur si person me të kaluar kriminale

Banesa e tij është bastisur sot në mëngjes dhe policia po bën përpjekje të vërtetojë nëse ai ka pasur ndihmë edhe nga tjetër kush.

Sipas informacioneve të para, merret vesh se kamioni i bardhë, me të cilin u krye masakra, kishte qenë i marrë me qira para disa ditësh, fakt ky që dëshmon se sulmi ka qenë i planifikuar që më parë.

Mediat njoftojnë se Bulel ka lindur në Tunis, por një kohë të gjatë jeton në Nicë. Autoritetet tunisiane vënë në dukje se sulmuesi nga Nica nuk ka qenë në listën e njerëzve të lidhur me terrorizmin.

Në video xhirim shihet se si policia bën përpjekje ta pengojë kamionin para se ai të rris shpejtësinë dhe të futet në masën e njerëzve që po shpërndaheshin pas përfundimit të manifestimit.

Sipas Prokurorit të Nicës, Zhan Mishel Pretre, ngasësi i kamionit afro 2 kilometra ka vozitur nëpër masën e njerëzve. Pastaj, ai ka dalur nga automjeti dhe ka filluar të gjuaj me armë.

Xhirimet rrëqethëse në vendin e sulmit tregojnë pamje me trupa të vrarë përgjatë shëtitores.

Autoritet franceze njoftuan se sulmuesi është qëlluar nga policia, kurse një numër i madh i gëzhojave të plumbave kishin përfunduar në vetë kamionin 25 tonësh. /TvArt/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia