close
Vendi

NIKOLLOVSKI: SHKURTIME TË BENEFITEVE PËR FUNKSIONARËT

Lj.Nikolovski

Shkurtime të benefiteve të funksionarëve dhe kontrollin e pronës së tyre paralajmëroi Zv/Kryeministri për luftë kundër korrupsionit Lupço Nikollovski. Ai tha se pas përfundimit të proceseve të rëndësishme të vendit në planin e jashtëm, ka ardhur që gjërat të rregullohen edhe brenda.

“Insistojmw nw shkurtimin e benefiteve dhe privilegjeve të funksionarëve. Secili prej nesh punon për rrogë dhe duhet të punojë më së miri për qytetarët. Sikurse kam mundur unë të shfrytëzoj kartelë zyrtare si ministër dhe asgjë të mos më mungojë, këtë mund ta bëjë cdo funksionar nga niveli qendror dhe lokal. Nëse para disa viteve miliona euro janë harxhuar për ahengje jashtë vendit, kjo tashmë ka ndryshuar. Ende ka drejtorë ose Ministra që nuk janë transparent, ka komisione që anëtarë janë të punësuar në institucioneve që marrin paga dhe kompensime. Kemi shumë punë që duhet të ndryshojmë”

Kanë reaguar nga VMRO-DPMNE-ja. Lupco Nikolovski është reflektimi I krimit dhe korrupsionit – thonë nga opozita duke shtuar se si Ministër I Bujqësisë ka ndodhur keqpërdorimi I 300 mijë eurove, para të kultivuesve të duhanit, sic thonë nga VMRO-DPMNE-ja, rast për të cilin askush nuk u përgjigj.

“Lupço Nikollovski është Sekretar i Përgjithshëm dhe Shef i Shtabit Republikan Zgjedhor të LSDM-së, në kohën e zgjedhjve më të korruptuara që kanë ndodhur në Maqedoni. Për një miliardë euro, LSDM-ja i futi në borxh qytetarët dhe të njëjtat ishin shfrytëzuar për blerje parazgjedhore të votuesve. Nikolovski është personi që i zbatoi të gjitha parregullsitë dhe korrupsionet zgjedhore, kryesisht me para të popullit, në zgjedhjet e fundit parlamentare”.

Lupco Nikollovski në konferencën e parë për media në cilësinë e Zv/Kryeministrit për luftë kundër korrupsionit dhe krimit theksoi se kjo luftë nuk mund të prodhojë rezultate brenda natës, duke paralajmëruar se në këtë mandat katërvjecar, ky do të jetë prioriteti i Qeverisë, sic tha, që të kthehet besimi I qytetarëve në institucionet./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia