Nis aplikimi elektronik për regjistrim në shkollat e mesme

Nga sot në ora 10 deri në 15 të datës 15 qershor, nxënësit do të plotësojnë aplikacionet dhe do të aplikojnë në mënyrë elektronike për regjistrim në shkollat e mesme për vitin shkollor 2022/23. Aplikacioni bëhet përmes lidhjesnë portalin e shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës
Për të aplikuar duhet krijuar një profil në platformën ➡️ https://e-uslugi.mon.gov.mk me emailin tuaj nga www.schools.mk dhe filloni të plotësoni aplikacionin.
 Për aplikimin e parë të nxënësve në afatin e konkursit, Portali do të jetë i hapur nga data 10.06.2022 në orën 10.00. Nxënësit do të mund të plotësojnë aplikimet e tyre deri më datë 15.06.2022 më së voni deri në orën 15.00, pas së cilës sistemi do të mbyllet për aplikim online nga nxënësit.
*Ky produkt është përpiluar në kuadër të projektit “Shërbime digjitale në sektorin e arsimit – faza 2”, i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup. Opinionet dhe qëndrimet e shënuara në këtë përmbajtje, nuk i reflektojnë opinionet dhe qëndrimet e Qeverisë Britanike./KlanMacedonia/
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share