close
Top LajmeVendi

NIS DISTRIBUIMI I MATERIALIT TË BESUESHËM ZGJEDHOR

41D9B87F-3540-4B8F-A969-3FBDBF8FB40A

NESËR DORËZOHEN APARATET PËR IDENTIFIKIM BIOMETRIK

4.5 milionë fletëvotime, certifikata nga listat zgjedhore dhe materiale tjera të besueshme zgjedhore, me sigurim të përforcuar policor, nga shtypshkronja e Manastirit “Kiro Dandaro”  ka filluar të shpërndahet në 80 Komisionet Komunale Zgjedhore dhe Qytetin e Shkupit. Për shtypjen e tyre janë harxhuar 60 ton letër.

ALEKSANDAR DASHTEVSKI – KRYETAR I KSHZ-së

“Furgonët dhe kamionët e “Postave të Maqedonisë” ndiqen nga automjete të policisë për shkak se bëhet fjalë për material të besueshëm. Nesër do t`i dorëzojmë aparatet për identifikimin biometrik të votuesve”

Në këto zgjedhje lokale ka numër rekord të listave të kandidatëve të partive politike dhe kandidaturave të pavarura, kurse për përpunimin e materialit zgjedhort janë harxhuar 60 ton letër.

DRAGI MILOSHEVSKI – DREJTOR I SHTYPSHKRONJËS “KIRO DANDARO”

“Fletëvotimet janë të mbrojtura me 20 mbrojtje dhe s`ka mundësi falsifikimi, e as të transferohet nga një vendvotim në tjetrin, për shkak se fletëvotimet janë të shënuara dhe të mbrojtura.

Të dielën në orën 07.00 hapen 3.480 fletëvotime. Të drejtë vote kanë 1.8 milionë qytetarë që do të përcaktohen për 301 kandidatë për Kryetar të Komunave kurse janë konfirmuar edhe 567 lista për këshilltarë. Për herë të parë në këto zgjedhje do të shfrytëzohet terminali për leximin e shenjave të gishtërinjve të votuesve. Për këto zgjedhje do të zbatohen masat për mbrojtje nga COVID-19./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia