close
Bota

Nis Mekanizmi Strategjik Turqi-SHBA

thumbs_b_c_0ffddfad549ad912b7ef94fcfe801179

Ministria e Jashtme e Turqisë tha se në përputhje me marrëveshjen e arritur në Romë në tetor midis presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit amerikan Joe Biden, në Ankara ka startuar Mekanizmi Strategjik Turqi-SHBA.

Në një deklaratë të ministrisë në lidhje me Mekanizmin Strategjik Turqi-SHBA thuhet se në përputhje me marrëveshjen e arritur midis Erdoğanit dhe Bidenit në Romë në tetor 2021, më 4 prill 2022, në Ankara startoi Mekanizmi Strategjik Turqi-SHBA.

Në kuadër të kësaj, thuhet se në një takim të delegacioneve të udhëhequra nga zëvendësministri i Jashtëm turk ambasadori Sedat Onal dhe këshilltarja politike në ambasadën amerikane Victoria Nuland u diskutua për bashkëpunimin ekonomik dhe atë të mbrojtjes, luftën kundër terrorizmit dhe shumë çështje të tjera rajonale dhe globale, përfshirë tema me interes të përbashkët të dy vendeve.

“Turqia dhe SHBA-ja përsëritën angazhimin e tyre të përbashkët për të ruajtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. SHBA-ja mirëpriti përpjekjet e Turqisë për të gjetur një zgjidhje të drejtë dhe diplomatike të luftës”, theksohet në deklaratë.

Këshilltarja amerikane për tregti, Marisa Lago do të vizitojë Ankaranë më 5 dhe 6 prill për të diskutuar mbi zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

Turqia dhe SHBA-ja synojnë të zhvillojnë një takim në nivel të ministrave të Jashtëm këtë vit në kuadër të Mekanizmit Strategjik.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia