close
Vendi

NIS SEZONA E GRIPIT: REGJISTROHEN MBI 70 TË PREKUR

E9813475-E998-43CB-8681-7B8325FD98EB

Në ISHP gjatë javës së kaluar janë regjistruar 73 raste me gripin sezonal. Të sëmurit I përkasin grupmoshave të ndryshme, kurse pjesa më e madhe regjistrohen në Dibër, por edhe në Ohër, Gostivar, Shkup, Tetovë dhe Kavadar.

Mjekët, sic përcjell KlanM, kanë bërë thirrje që qytetarët të cilët hyjnë në kategorinë e grupeve të rrezikut siç janë personat mbi 65 vjeç, të sëmurit kronik dhe gratë shtatzëna, të vaksinohen me doza të vaksinave kundër gripit sezonal.

Për t`u vaksinuar kundër gripit sezonal tashmë janë paraqitur mbi 10.000 qytetarë, pjesa më e madhe mbi 65 vjeç.

Megjithatë, për momentin nuk ka informacione se kur do të fillojë vaksinimi, për shkak se pritet të mbërrijnë vaksinat.

Sipas paralajmërimeve të MSH-së, vendi do të furnizohet me 40.000 vaksina kundër gripit sezonal./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia