close
Rajoni

NISMA-AKR NË KUVEND: NDRYSHON FORMATI I QEVERISË?

auto_kuvendi-i-kosoves1573281641

Me hyrjen e koalicionit Nisma AKR në Kuvend pos që ndryshon numri i deputetëve në Kuvend mund të ketë edhe ndryshim të formatit të qeverisë.

Vendimi i Gjykatës Supreme që të hiqen nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e ardhura nga Serbia i ka hapur mundësinë koalicionit Nisma AKR të hyjë në Kuvend.

Kjo mund të hedh poshtë të gjitha negociatat LDK LVV për një koalicion qeveritar.

Këto dy parti në bazë të rezultateve përfundimtare kishin 61 deputetë, pa përfshirë minoritetet, por pas hyrjes së Nismës në Kuvend u mbeten vetëm 57.

Për këtë arsye analisti Zekiria Shabani thotë se tashmë gjithcka ka ndryshuar dhe një parti e tretë duhet të përshihet në këtë bashkëqeverisje.

Ai përjashton mundësinë që koalicioni të bëhet me komunitetet e tjera joserbe meqë sipas tij menjëherë janë rritur apetitet e tyre për të kërkuar hise më të madhe në qeveri.

Për këtë situatë asnjë fjalë nga partitë që pritet të formojnë qeverinë.

Ndërsa LDK LVV-në pritet të vazhdojnë bisedimet menjeherë pas certifikimit të zgjedhjeve ku do të dihet edhe rezultati I saktë I zgjedhjeve.

Por derisa në QNR po rinumërohen më shumë se gjysma e votave, koalicioni Nisma AKR po akuzon Vetevëvendosjen se po kërcënon dhe shantazhon komisionerët e tyre.

Pas kësaj ka ardhur menjeherë reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje por, kryetarja e KQZ-së Daka përmes një mesazhi u kërkon palëve të ruajnë integritetin e procesit zgjedhor. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia