close
Bota

NIVELE REKORDE TË GAZRAVE TË DËMSHËM NË BOTË

wmologo2016_fulltext_vertical_rgb_en

AS PANDEMIA NUK I KA ZVOGËLUAR PASOJAT E CO2 NË KLIMËN

Përqëndrimi i gazrave serrë në atmosferë gjatë vitit të kaluar ishte në nivel të lartë rekord, krahas ngecjes ekonomike për shkak të pandemisë, njoftoi Organizata Botërore Metereologjike. Disa ditë para fillimit të samitit kyç të klimës KOP-26, në Skoci, ekspertët paralajmërojnë se “nuk jemi në rrugën e duhur” në qoftë se dëshirojmë ta frenojmë ngrohjen globale.

Sasia e dioksidit të karbonit (CO2), gazi më i dëmshëm që shkakton efektin e “gazit serrë” në vitin 2020 arriti 413 pjesë për një milion, ose 149% prej nivelit paraindustrial. Sipas Agjencisë së Meterologjisë së Kombeve të Bashkuara bëhet fjalë për “pasoja të mëdha negative” në ambientin jetësor. Përqëndrimet e metanit dhe të nitrooksidit gjithashtu janë në rritje, shton Organizata Botërore Meteorologjike.

PETERI TAALAS, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I OBM-së

“Buletini i gazrave serrë përmban mesazh të fortë shkencor mbi ndryshimet kilmatike për pjesëmarrësit në KOP-26. Nuk jemi në rrugën e duhur. Me rritjen aktuale të gazrave serrë, deri në fund të këtij shekulli do të ketë rritje të temperaturës shumë mbi nivelin e përcaktuar në Marrëveshjen e Parisit, 1,5 deri 2 gradë mbi nivelin paraindustrial.”

Raporti paralajmëron se pjesë të pyjeve të Amazonës janë kthyer në burim të dioksidit të karbonit, në vend të “shkatërrues” të të njëjtit.

PETERI TAALAS, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I OBM-së

“Kjo i referohet shkatërrimit të pyjeve. I referohet ndryshimeve globale dhe rrethanave lokale klimatike. Tani ka më pak lagështi, më pak shi.”

Dioksidi i karbonit i prodhuar nga njeriu, kryesisht me djegien e lëndëve fosile, naftës dhe gazit, mendohet se është shkaktari i dy të tretave të ngrohjes globale, ndërsa në atmosferë mund të qëndrojë me shekuj. Madje edhe gjatë ngecjes ekonomike të vitit të kaluar, për shkak të pandemisë, këto vlera në atmosferë nuk u ulën, shton Agjencia Botërore Meteorologjike./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia