close
Top LajmeVendi

NJË “BOMBË” E RE “SHPËRTHEN” NGA BUDAPESTI

Screenshot_5

Bogoevski: Nuk kam porositur kokainë, por vaj kanabisi


Në rrjetin social rus “VKontakte” është publikuar një “bombë” e re ku siç thuhet dëgjohet zëri i një deputeti të shuicës parlamentare. Deputeti Pavlle Bogoevski ka konfirmuar se është zëri i tij në inçizimin që dje e shpërndanë në rrjetet sociale si “bombë” e re. Bogoevski publikoi status në rrjetin facebook ku mohon se ka porositur kokainë, por vaj kanabisi për një të afërm të tij.

Në rrjetin social rus “VKontakte” një shfrytëzues me nofkën ‘Ilija Gromovnik” sërish ka publikuar biseda të përgjuara, për të cilët thotë se dëgjohet zëri i deputetit të shumicës parlamentare Pavle Bogoevski. Në këtë profil anonim thuhet se lokacioni momental gjendet në Budapest duke paralajmëruar se kjo është “bomba” e parë nga një sërë të tilla që priten të publikohen.

Ndërkohë, deputeti Pavle Bogoevski, ka konfirmuar se zëri i publikuar në rrjetet sociale është i tij. Ai ka shkruar një status në FB, ku në kundërshtim me pohimet në këtë xhirim, thotë se nuk ka porositur kokainë, por vaj kanabisi për një të afërm të tij. Bogoveski, duke akuzuar, siç thotë, makinerinë propaganduese të VMRO-DPMNE-së, për shpërndarjen e kësaj bisede, ka kërkuar nga organet kompetente që të zbardhin këtë rast.

Tash për tash duket se këto organe janë të pafuqishme që ta dënojnë publikuesin e këtyre aktiviteteve të jashtëligjshme që janë të ndaluara me Ligjin për Mbrojtje të Privatësisë nga viti 2015, për shkak se, siç thuhet, ende nuk dihet identiteti i tij.

Ndryshe, dy ditë para fillimit të heshtjes zgjedhore për presidencialet në Maqedoninë e Veriut, në rrjetin social rus “VKontakte” nga profili i njëjtë anonim ishin publikuar edhe biseda tjera të përgjuara të funksionarëve të qeverisë dhe të opozitës.

Edhe pse ky përgjim i jashtëligjshëm ka ekzistuar disa muaj, është publikuar gjatë ditës së djeshme, kur Deputeti Bogoevski i cili është edhe Kryetar i Komisionit për Çështje të mandateve dhe Imunitetit, paralajmëroi se do ta fillojë procedurën për marrjen e mandatit të deputetit të ish-Kryeministrit Gruevski, për shkak se pa arsye ka munguar tashmë gjashtë muaj nga Kuvendi, gjë që interpretohet edhe si mesazh politik. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia