close
Top LajmeVendi

NJË E KATËRTA E POPULLSISË ËSHTË SHPËRNGULUR

Screenshot_6

Maqedonia e Veriut humb 300 milionë euro në vit


Maqedonia e Veriut është një nga vendet me shkallë më të lartë të shpërnguljes në Evropë, tregon raporti i Bankës Botërore. Mendohet se rreth një e katërta ose përafërsisht 500 mijë persona janë larguar nga vendi, që në shifra, d.m.th dëmi për Bruto Prodhimin Vendor është rreth 300 milionë euro në vit.

Komunikimi i rrallë me fëmijën tim që është larguar nga vendi dhe nuk mendon të kthehet e ka zbrazur shtëpinë time, tani mbetet shpresa kur do të shihemi sërish. Këto janë fjalët e një nëne, fëmija i së cilës tashmë disa vite jeton jashtë shtetit. Ajo thotë se nga njëra anë gëzohet që vajza e saj është atje dhe është e lumtur, ndërsa këtu, në shtëpi, të gjitha përpjekjet për të pasur sukses kanë qenë pa rezultate.

“Ne jemi rast konkret ku aspekti ekonomik nuk ishte vendimtar për largimin e të rinjve, as vajzës sime. Kjo është diçka shumë më e thellë, unë e shoh këtë si shkatërrim tektonik të vlerave themelore të shoqërisë. Shoqëri që nuk u ofron asgjë. Faktori ekonomik është më pak i rëndësishmi. Në komunën tonë, në Kërçovë, njoh shumë të rinj që janë shpërngulur, ndërsa kanë ordinancat e tyre, bizneset e tyre, d.m.th problemi duhet të kërkohet diku tjetër.” –shprehet Marija Popovska.

Mentaliteti, liria e shprehjes, rregullat në shoqëri, vlerat, ekzistenca – të gjitha këto janë arsye për t’u larguar nga vendi, studentët, të diplomuarit, të rinjtë dhe më të moshuarit.

“Megjithatë do të largohesha nga vendi, mendoj se mentaliteti i njerëzve, nuk e di si janë pagat, por nuk janë pagat arsyeja pse njerëzit largohen prej këtu, ka edhe arsye të tjera.”

“Do të largohesha nga vendi, pagat nuk janë mjaftueshëm të mira, ende nuk kam menduar ku dëshiroj të shkoj.”

“Unë personalisht do të largohesha nga vendi, ekzistenca është shumë e dobët, dhe nuk e di, e gjej veten jashtë shtetit.”

Në mungesë të statistikave në vend, të dhënat nga organizatat ndërkombëtare sugjerojnë se çdo i ri i shpërngulur do të thotë edhe dëm financiar për vendin për rreth 16 mijë euro në nivel vjetor.

“Shteti në nivel vjetor humb 15 mijë e 848 euro nga një person i shpërngulur, ose në nivel vjetor rreth 300 milionë euro nga Bruto Prodhimi Vendor.”-deklaroi Ivan Jovanov.

Hulumtimet botërore thonë se për të rinjtë në moshë prej 18 deri në 35 vite nuk është e mjaftueshme të jetojnë në një vend me stil të mirë jetese, por është e rëndësishme të komunikojnë me persona interesantë nga kultura të ndryshme, të kenë mundësi për argëtim, por edhe mundësi për zhvillim kulturor, profesional dhe personal, si dhe krijimi të pasurisë. Të rinjtë parapëlqejnë të jetojnë në shoqëri të lira, ku mund të shprehen pa frikë, ndërsa renditja ka treguar se në mes dhjetë qyteteve më atraktive për të rinjtë janë: Barcelona, Berlini, San Francisko, Kopenhaga, Sidnej, Oslo dhe Dublini. /Verica Dimitrijevska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia