close
KLANI IM

Aplikacioni “Klani IM” vijon të tejkalojë çdo pritshmëri. Këtë të mërkurë ai ka arritur numrin e më shumë se 1 milionë përdoruesve nga e gjithë bota, që e kanë shkarkuar atë në celularë, tablet apo televizorët smart. “Klani IM” renditet në vendin e dytë në sistemin iOS si aplikacioni më i shkarkuar i momentit në rajon. Platforma që ofron pa pagesë 25 kanalet më të mira televizive shqiptare si edhe 4 Radio, është shndërruar në një nga aplikacionet më të përhapura mes shqiptarëve kudo që jetojnë. Teknologjia e fundit e transmetimeve OTT përmes aplikacionit “Klani IM” ju mundëson të ndiqni nga celulari apo tableti juaj kanalet Klan HD; Klan Plus; Klan News; News 24; ABC HD; Syri TV; EuroNews; A2; Ora News HD; Report TV; Fax News; RTV Ora HD; Scan TV; RTSH 1; RTSH Shqip; RTSH Film; RTSH Fëmijë; MCN TV; Club TV; Klan Macedonia; T7; Klan Music ; BBF dhe FolkloRit TV. Radio Kombëtare Klan, Radio IN, Radio Ora, Syri Radio. Mjafton një smartphone, një televizor smart apo një tablet për ta shkarkuar aplikacionin, që më pas mund të përdoret lehtësisht për të parë programet e larmishme nga çdo cep i botës. “Klani Im” përbën një risi teknologjike në cilësinë e figurës dhe të zërit, por mbi të gjitha për mënyrën sesi përdoruesit tashmë mund të ndjekin kanalet dhe programet e preferuara. Përmes këtij aplikacioni nuk është më nevoja që shikuesit të qëndrojnë të mbërthyer përpara televizorit, por ato mund t’i shohin në çdo kohë, kur të dëshirojnë dhe pa kushtëzuar nga vendi ku ndodhen. Një program direkt apo një serial mund të ndalohet dhe të riniset aty ku ishte ndalur. Çdo kanal i kësaj platforme mund të shihet deri në 7 ditë pas, pra programet e këtyre kanaleve mund të shihen edhe pas 7 ditësh nga koha kur janë transmetuar, ashtu sikurse një program që ka filluar transmetimin, mund ta rikthesh nga fillimi ta shohësh pavarësisht se ai s’ka përfunduar ende. Aplikacioni “Klani Im” është një shërbim që u ofrohet falas shikuesve nëpërmjet internetit, i disponueshëm për platformat iOS, Android, Amazon FireTv , Samsung Smart TV, dhe LG WEB OS në 70 shtete të botës. Tv Klan.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia