close
Top LajmeVendi

NJË ‘NON PAPER’ PËR ZËNKAT SHKUP-SOFJE

Screenshot_2

Dokumenti I lëshuar ditëve të fundit në qarkullim apo ndryshe “Non Paper” ishte temë e debatit në klan Debat me kolegun Seladin Xhezairi.

Duke komentuar “Non Paperin” që këto ditë u lëshua në qarkullim e që po riaktualizon cështjen e vetos dhe këmbënguljes bullgare për të kundërshtuar çeljen e negociatave, analisti Sefer Tahiri thotë nëse dokumenti nëse lexohet tekstualisht nënkupton që Bullgaria krijohet si shtet komb në të cilin nuk ekziston pakica maqedonase, ndërsa Maqedonia e Veriut heq dorë nga pakica maqedonase dhe e pranon pakicën bullgare.

SEFER TAHIRI – ANALIST

 “Thelbi i këtij dokumenti është ky: se sa Maqedonia e Veriut do jetë e gatshme parasegjithash të pranojë faktin që këtu ekziston elementi etnik bullgar dhe, sic qëndron në document,  shteti do mundësojë, është ideja që institucionet e shtetit do mundësojnë dhe krijojnë kushte të favorshme ligjore, mos krijojnë pengesa të ndryshme, mos krijohet narativ anti bullgar në sistemin arsimor dhe identitetit bullgar në Maqedoni ti jepet hapësirë publike”.

Ndërkaq sic thotë analisti Ilir Luma, ky document duhet me shumë vëmendje të analizohet edhe nga vetë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

ILIR LUMA – ANALIST

“Këtë dokument non paper, pa marë parasyshë se të gjithë non paperat nuk janë zyrtarë, duhet se cka ndodh atje po nuk dihet se kushe bën, atë dokument duhet me shumë vëmendje ta analizojë edhe Edi Rama. Jo vetëm atë, duhet të analizohet se cfarë mund të fshihet nëse realizohet ky dokument, si do pozicionohemi, a do mbetemi përsëri këtu si të ardhur apo do jemi pjesë e sistemit. Me këtë bullgarët na anashkalojnë ”.

Sipas analistit Xhelal Neziri ky dokument “NonPaper” ka rikthyer edhe temen e çeljes së negociatave në agjendën publike.

 XHELAL NEZIRI – ANALIST

“Pa Qeveri politike në Sofje nuk mund të ketë ndonjë vendim që do do nënkuptonte edhe hapjen e rrugës për RMV-në dhe Shqipërinë për të filluar negociatat. Mendoj se ky “Non Paper” është një shtytje, me vetë faktin që ka rikthyer në agjendën publike. Deri më tani edhe Bullgaria edhe Maqedonia e Veriut, Edi Rama që e hapi në Forumin e Ballkanit Perendimor në Slloveni, që në një farë forme e riktheu, mirëpo ky non paper ia ka arritë qëllimit me vetë faktin që ka rikthyer këtë temë”.

Në edicionin e fundit të Klan Debatit temë e kyce ka qenë edhe tragjedia e ndodhur të mërkurën mbrëma në spitalin modular në spitalin Klinik të Tetovës. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia