close
Vendi

NJË SËRË TËRMETESH NË GREQI, NDJEHEN EDHE NË VEND

EB14CB35-0EB3-4E3C-A01A-480A8F44D17A

LËKUNDJA MË E FUQISHME 6.2 BALLË


Sipas të dhënave të Qendrës sizmike Mesdhetare Evropiane lëkundjet e tërmetit në Greqi kanë qenë prej 6.2 ballë. Paraprakisht ishte njoftuar se manjituda ka qenë 6.9 ose 5.9 ballë.

Tërmeti ka qenë në thellësi prej 10 kilometrave kurse epiqendra afër qytetit Larisa që gjendet 23 kilometra në veriperëndim të epiqendrës.

Dëshmitarët thanë se lëkundjet janë ndjerë edhe në vendet fqinje në Shqipëri, Kosovë, Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut.

Në Larisa qytetarët kanë dalë në rrugë, kurse nëpër rrjetet sociale janë publikuar edhe video-xhirimet e para pas tërmetit të fuqishëm. Pas goditjes së parë, Agjencitë greke të lajmeve nuk kanë raportuar për dëme materiale apo të lënduar.

Ndërkohë, gjatë ditës kanë vazhduar lëkundjet e tërmetit në këtë rajon me manjituda më të ulëta. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia