close
Vendi

Një shofer motoçiklete ka humbur jetën në unazën afër Bogdancit

motor-aksident

Një person ka humbur jetën në një aksident automobilistik që ka ndodhur mbrëmë ndërmjet një mopedi dhe një veture në rrugën rajonale – unaza Bogdanci.

Aksidenti, siç njofton MPB, ka ndodhur mbrëmë në orën 01:00, në rrugën rajonale – Unaza Bogdanci, në udhëkryqin pranë vendit të quajtur “Luda Mara”, në mes të një motoçiklete “Baotian-BT49”, me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga E. S. (46) nga fshati Stojakovë dhe automjeti “Ford Mondeo”, me targa të Kriva Pallankës, i drejtuar nga R.G. (41) nga Nov Dojrani.

Drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë. Kontroll është kryer nga Prokurori Publik dhe një ekip inspektues nga Stacioni Policor Gjevgjeli.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia