close
Shëndetsi

Një vaksinë e re kundër Covid-19 aprovohet në Britani

2372110230467811507_5556075.jpg

Një vaksinë e re kundër Covid-19 ka marrë miratimin për përdorim në Britaninë e Madhe. Vaksina e quajtur Valneva ka marrë aprovimin nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore.

Kjo agjenci e pavarur në Britani është e para në botë që ka miratuar përdorimin e vaksinës Valneva.

Në Britani të Madhe vijon të mbetet i lartë numri i vdekjeve javore të shkaktuara nga koronavirusi, megjithëse këto nivele janë shumë më të ulëta se sa kur pandemia ishte në pikun e saj. /tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia