close
Vendi

NJË VIT COVID-19: NGA NJË DERI NË 101 MIJË TË INFEKTUAR

Screenshot_2

QENDRA ZHUPA ZONA E PARË E PREKUR NGA KORONAVIRUSI


Me mbi 101 mijë të prekur nga COVID-19, nga mbi 512 mijë testime, Maqedonia e Veriut shënon sot një vjetorin e betejës anti-covid. Që nga fillimi I krizës me virusin korona, jetën e kanë humbur mbi 3.100 pacientë, afër 91 mijë janë shëruar kurse janë mbi 7400 raste aktive.

Maqedonia e Veriut shënon njëvjetorin e rastit të parë të konfirmuar me COVID-19. Më 26 Shkurt të vitit 2020, virusi I detektuar tek një 50 vjecare që ishte kthyer nga Italia. Rastet e para me COVID-19 u shënuan në Komunën Qendra Zhupë, në rajonin e Dibrës.

Rasti I parë I infektimit me koronavirus ishte zbuluar më 26 Shkurt të vitit 2020. Ishte pikërisht Komuna Qendër Zhupa ku u regjistruan dy rastet e para me COVID -19 në Maqedoninë e Veriut. Bëhej fjalë për të kthyer nga Italia – që atë kohë ishte epiqendra e koronavirusit në Evropë.

Nga kjo komunë thonë se epidemia ndryshojë mënyrën e jetës dhe solli shumë vështirësi ekonomike, aq më tepër kur rastet e para erdhën pikërisht nga kjo komunë.

ARIAN IBRAIM – KRYETAR I KOMUNËS QENDRA ZHUPË

Rasti yne I fatkeqësisë, Vehabi dhe bashkëshortja e tij, njeri prej tyre erdhi nga Italia, keshtu ne muajin shkurt qendruan ketu nje jave pastaj u konstatua se jane te semure me virusin korona.

Por, cfarë ndryshoi ndërkohë, cfarë solli mënyra e jetës në kushte pandemie?

ARIAN IBRAIM – KRYETAR I KOMUNËS QENDRA ZHUPË

Ne për fat të keq nuk e kuptuam se bëhet fjalë për një virus, në qoftë se e kemi, nuk duhet ta fshehim, ai nuk është I lidhur me papastërtinë ose me pakujdesinë, mund të paraqitet te cdokush.

Në jetën e njerëzve, nënkuptohet, disa I kanë humbur njerëzit më të rëndësishem të jetës, ka ndryshim në aspektin financiar sepse gjërat ndryshuan.-thotë një qytetare.

Qytetarët e Komunës Qendra Zhupë thonë se përvec që pandemia mori jetën e disa bashkëqytetarëve të tyre, ndryshoi mënyrën e jetës dhe u ka shkaktuar vështirësi ekonomike.

Mendoj se është pak më mirë, nuk ka aq sa ka pasur, frika është frike, te populli, secili mbrohet aq sa mundet, kjo është…

70% e qytetarëve të kësaj komune janë në mërgim. Pandemia ndikoi që ata mos të vizitojnë të afërmit.

Edhe atje është njëjtë, nuk ka ndonjë dallim të madh, njerëzit mbrohen si të munden, njerëzit nuk mund të vinë, është vështirë..

Shumica prej tyre kanë probleme ekonomike, mendojnë edhe për mbyllje të bizneseve.

Çajtore, çajtore, çajtore, edhe as një muaj dhe do të përfundojë.Do ta mbylli, s`ka punë. Në qoftë se nuk janë mërgimtarët nuk humbasim ne, humbet shteti.

Kreu I Komunës thotë se me nikoqirllëk ka menaxhuar këtë komunë, nuk kanë borxhe por kanë shkurtuar mjaft projekte. Puna e mirë në terren nuk është njohur nga autoritetet qendrore – thotë kreu I Komunës.

ARIAN IBRAIM – KRYETAR I KOMUNËS QENDRA ZHUPË

Ne ndërtojmë shoqëri , ku fëmijës që qanë I japim shumë, ndërsa fëmijës shembullor jo edhe aq, kjo ndodh në jetën e përditshme, dhe do të dëshiroja një shoqëri ku komunat që janë stabile në aspektin finansiar të financohen më shumë se të tjerat që të jenë shembull që edhe të tjerët të fillojnë të punojnë si ato.

Që nga paraqitja e rastit të parë me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, aktualisht janë mbi 101 mijë të infektuar, mbi 3.100 viktima dhe afro 91 mijë të shëruar, edhe pse vlerësimet e para të autoriteteve të shëndetësisë në vend ishin se do të ketë 2.000 të infektuar.

Pavarësisht kësaj, përkundër vonesës, pritet të fillojë vaksinimi masiv në Maqedoninë e Veriut me rreth 200 mijë vaksinat kineze të prodhuesit Sinofarm, që pritet të arrijnë këtyre ditëve.

Ndërkohë imunizimi I personelit mjekësor tashmë ka filluar nëpër covid-qendra me vaksinat e Fajzerit që erdhën nga Serbia. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia