close
Top LajmeVendi

NJËZETEKATËR VJET PAS ATENTATIT, AUTORËT ENDE NUK DIHEN

atentat-600×331

Ç`thoshte Gligorovi për perspektivën evropiane të Ish-Jugosllavisë?


Sot mbushen 24 vjet nga atentati i dështuar ndaj Presidentit të parë të Maqedonisë Kiro Gligorov. Gligorov i kishte mbijetuar atentatit, ku mbeti i plagosur truproja e tij Ilço Teovski, por humbi jetën vozitësi Aleksandar Spirovski dhe një kalimtar rasti në shpërthimin që ndodhi më 3 tetor të vitit 1995 para hotelit “Bristol” në Shkup. Vite me radhë ka patur premtime se ekzekutorët dhe porositësit e këtij atentati do të dalin para drejtësisë, por deri tani asgjë nuk është bërë në këtë drejtim.

Në 15 vjetorin e shpërbërjes së Jugosllavisë, në janar të vitit 2007 ish-Presidenti tashmë i ndjerë Kiro Gligorov, në një debat në television shtetëror kroat HTV, thënë se kishin ekzistuar mundësi që të evitohej lufta e përgjakshme në hapësirat ish-jugosllave, nëse nuk do të ekzistonin ambiciet personale të liderëve të Serbisë dhe Kroacisë. Një “treshe evropiane” në një takim me përfaqësuesit e gjashtë republikave ish-Jugosllave në Beograd kishin ofruar planin për hyrje të shpejtë të Jugosllavisë së atëhershme në Bashkimin Evropian dhe ndihmë financiare prej pesë miliardë dollarëve.

“Së pari, me vendim politik Jugosllavia menjëherë do të pranohej në BE. Së dyti, nëse kishte sukses reforma e Ante Markoviqit, nga buxheti i BE-së do të merrnim pesë miliardë dollarë. Por, atëherë në skenë dolën marrëdhëniet e pakuptueshme mes presidentëve të republikave, nëse njëri thonte A tjetri menjëherë përgjigjej me B”. –ka deklaruar Kiro Gligorov, Presidenti i parë i maqedonisë, në janar 2007.

Njëzet e katër vite pas atentatit, mjerrisht drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e vet. Sidoqoftë, Kiro Gligorov mbetet ndër më meritorët që gjakderdhja në ish-Jugosllavi nuk u shtri edhe në Maqedoni. /Klan Macedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia