close
BotaTop Lajme

NJËZETENËNTË VJET NGA BASHKIMI I GJERMANISË

Screenshot_6

Rënia e murit të Berlinit – kushtrim për flakjen e zgjedhës komuniste


Gjermania sot shënon 29 vjetorin e bashkimit. Më 3 tetor të vitit 1990, Gjermania zyrtarisht u bashkua, me synimin që dy pjesët e vendit të jenë të zhvilluara në të njëjtën masë në një të ardhme të afërt. Gjermania vuajti ndarjen e saj në dy pjesë: njëra, ajo perëndimore u kontrollua nga aleanca perëndimore e prirë nga SHBA-të, kurse tjetra – ajo lindore nga Bashkimi Sovjetik. Meritat u përkasin, krahas qytetarëve gjermanolindorë, ashtu edhe liderit sovbjetik Mikhail Gorbaçovit dhe kancelarit gjerman të kohës Helmut Kohël.

Gjithçka nisi me rënien e Murit të Berlinit, më 9 nëntor 1989. Deri më 3 Tetor 1990 kishin kaluar 323 ditë.Muri kishte qenë simboli i ndarjes së Gjermanisë dhe tërë botës në dy blloqe. Rënia e tij u bë simbol i fuqishëm i përfundimit të Luftës së Ftohtë. Kronikanët thonë se rënia ishte kurorëzim i përpjekjeve të paepura të gjermanolindorëve të guximshëm. Askush nuk priste që në rrugë paqësore muri do të shembej aq shpejt. Raportuesi i televizionit gjermanë atë ditë e përshkruante si më poshtë ngjarjen historike:

Fundi i ndarjes! Hyrja e Gjermanisë Lindore në Republikën Federale. Bashkimi gjerman në paqe dhe liri! Nata e bashkimit në Berlin! Para Parlamentit gjerman mijëra njerëz që duan të jenë pjesëmarrës!

Ne duam që në një Evropë të bashkuar t’i shërbejmë paqes në botë!

Bashkimi gjerman është arritur! Ëndrra u bë realitet! Ndarja 45 vjeçare ka përfunduar! Gjermanët ribashkohen!’                   

I ngritur më 1961, në një gjatësi prej 155 kilometrash, Muri për plotë 28 vjet ishte bërë pengesë famëkeqe që ndante familje e miq në të njëjtin qytet, që në fakt ishte vijë ndarëse e dy botërave. Dhe kjo nuk ishte se – nuk pranohej nga bota përparimatare.

Më 1987, presidenti i atëhershëm amerikan, Ronald Regan, nga Berlini i ishte lutur udhëheqësit reformator sovjetik Mikhail Gorbaçov që në emër të paqes, begatisë për Bashkimin Sovjetik dhe Evropën Lindore ta shembte murin e ndarjes. Ajo edhe ndodhi. Shembja e murit dhe bashkimi i dy Gjermanive ishin edhe një kushtrim për flakjen e zgjedhës në vende të tjera të bllokut lindor, përfshirë këtu edhe ish-Jugosllavinë, po edhe Shqipërinë. /Klan Macedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia