close
Top LajmeVendi

NJTKZ TETOVË: KËRKESA PËR KUSHTE MË TË MIRA PËR ZJARRFIKËSIT

Screenshot_1

Komuna e Tetovës: Angazhohemi për kushtet e zjarrfikësve


Përfaqësues të sindikatës së zjarrfikësve ditën e sotme kanë reaguar për kushtet e vështira në të cilët punojnë zjarrfikësit e njësisë territoriale kundër zjarrit në Tetovë. Krahas që kanë kërkuar pajisje, të njëjtit kanë kërkuar të zbatohet edhe rritja e rrogave prej 20% edhe në qytetin e Tetovës.

Sindikata e zjarrfikësve, në mënyrë të qetë ka protestuar për të drejtat e zjarrfikësve në NJTKZ Tetovë. Përfaqësues të kësaj sindikate, deklarojnë se përveç se kërkojnë pajisje për shuarjen e zjarrit të njëjtit kërkojnë të realizohet edhe rritja e pagave për 20%.

‘Ne kemi bërë tri përpjekje që rezultuan të pasuksesshme që të realizojme takim me kryetaren e komunës së Tetovës që nga muaji korrik. Takimet nuk u realizuan, arsyet nuk i dimë dhe prandaj u detyruam që në këtë mënyrë ta informojmë kryetaren dhe keshilltaret e këshillit të komunës së Tetovës për nevojat tona. Pajisje mbrojtëse për shuarjen e zjarrit nuk kemi marrë që nga viti 1999. Prej atëherë e deri më sot jemi gjendur me pajisjet nga donacionet dhe furnizimet nga shtetet e jashtme. Poashtu në të gjitha njësite e tjera zjarrfikëse në mbarë Maqedoninë tanimë janë bërë korrigjime të të ardhurave, mbeti vetem qyteti i Tetovës dhe ca qytete të tjera më të vogla që kjo gjë nuk është realizuar.’ -tha Sasho Mishevski – Përfaqësues i Sindikatës së Zjarrfikësve.

‘Kushtet janë të njëjta si në kohën e komunizmit prej se është themeluar ky njësit. Kemi vetëm tri dhoma fjetje te cilat i kemi meremetuar dhe i kemi bërë me vetëfinancim, te tjerat te gjitha janë shkatërruar, kushtet higjienike jane te këqija, ndërkaq zjarrfikësit shpenzojnë 12 orë të ditës këtu. Përmes sindikatës ne kemi angazhuar avokat dhe sipas njohurive që kemi tanimë e dimë se profesionisti që punon për kryetaren e komunes i ka miratuar kerkesat per festa shteterore dhe per korrigjimin e rrogave, por ne tri kerkesat e tjera nuk na eshte pergjigjur dhe ne patjeter duhet te ngrejmë padi. Ne duhet te kemi 20% rroge me te madhe, por na kane vene ne nivel te njejte me pastruesit, kamerieret, pra kategoria me e ulet eshte e vozitesve. Ata marrin rroge rreth 19 mije denare ndersa ne duhet te marrim 20% me shume se ata.’- deklaroi Igor Simovski – Përfaqësues i Sindikatës së Zjarrfikësve.

Pas kësaj, me anë të një komunikate kanë reaguar nga komuna e Tetovës duke theksuar se nga komuna drejpërdrejtë kujdesen për sigurinë fizike dhe pronën e qytetarëve dhe prandaj, siç theksojnë janë angazhuar seriozisht për përmirësimin e kushteve të këtij institucioni.

Komuna e Tetovës:


‘Që nga viti 2013 kemi siguruar donacione në vlerë prej 400.000 eurove, investime kryesisht në mjete të punës, uniforma, si dhe kamionë për shuarjen e zjarreve.
Në vitin 2015 më bazë të Ligjit për veprimtari zjarrfikëse dhe Ligjit për marrëdhënie pune, Komuna e Tetovës miratoi rregulloren e re me të cilën u bë rritja e rrogave të zjarfikëssve sipas metodologjisë si vijon:

–         4 % rritje të rrogës gjatë orarit të rregullt të punës

–         29 % rritje të rrogës gjatë punës në orarin e natës, punë jashtë orarit dhe punë që kryhen gjatë pushimit javor

–         42 % rritje të rrogës për punë gjatë festave të parapara me ligj në RM-së.’

Poashtu, në komunikatën e dërguar nga Komuna e Tetovës theksojnë se nuk kanë problem me sindikatat, por theksojnë se ky reagim bëhet me qëllim, siç thonë ato, për arritjen e qëllimeve politike nga qarqe të caktuara politike, që mundohen të sabotojnë punën shumë fisnike dhe të dëshmuar ndër vite të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit – Tetovë. /Blerona Jakupi/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia