close
Bota

NJU-JORK: A DO TË MBLIDHET KËSHILLI I SIGURIMIT

greening-the-united-nations-in-geneva_1280x960

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë të enjten gjendjen e krijuar pas paraqitjes së koronavirusit. Agjencitë e lajmeve thonë se është ky takimi i parë në organizatën botërore gjatë të cilit do të bisedohet edhe për ndikimin e mundshëm të pandemisë në sigurinë ndërkombëtare

Republika Dominikane që është kryesuese e radhës e Këshillit të Sigurimit, ka njoftuar se Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, do të kryesojë seancën e 15 vendeve anëtare në një mbledhje virtuale, me dyer të mbyllura. Agjencia gjermane e lajmeve, DPA thotë se ka parë dokumentin sipas të cilit mbledhja është kërkuar nga Gjermania dhe tetë vende të tjera anëtare. Burime diplomatike citohet të kenë thënë se duket se Kina është veçanërisht skeptike për shkak të drosë se shtetet do të mund të drejtonin gishtin kah Pekini zyrtar. Burime të tjera kanë thënë për agjencinë DPA se anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Rusia, Britania e Madhe dhe Spanja, tash disa javë po planifikojnë një takim të shefave të shteteve dhe të qeverive, prandaj mund të ndodhë që të shtyhet thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit për të cilin ka pasur kritika se nuk ia doli të miratojë mendimin e përbashkët për ndikimin e pandemisë së koronavirusit në sigurinë ndërkombëtare. Më herët, kreu i Organizatës Botërore Antonio Guteresh, që e cilësoi pandeminë si sfidën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, shprehu pakënaqësinë për shkak të veprimit të ngadalshëm në rrafsh global./Agjencitë&Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia