close
Bota

NJU-JORK: BAN I SHQETËSUAR ME TESTET RAKETORE TË IRANIT

Durban review confference

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon i ka bërë thirrje Iranit që të ndalojë lansimin e raketave balisitike duke thënë se ky veprim është ne kundërshtim me frymën e marrëveshjes bërthamore që verën e kaluar Irani e arriti me fuqitë botërore.

Në raportin e parë rreth implementimit të kësaj marrëveshje para Këshillit të Sigurimit, Ban ka thënë se testet raketore mund të rrisin tensionet në Lindje të Mesme, raportojnë Reuters dhe Associated Press.

“Jam i shqetësuar se këto lansime të raketave balistike nuk janë në përputhshmëri të frymës së demonstruar me nënshkrimin” e marrëveshjes, ka thënë ai. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia