close
Ekonomi

NJU JORK: ÇMIMI I NAFTËS MBI 50 DOLLARË

no thumb

Çmimi i naftës sot në bursën botërore është në nivelin e mbi 50 dollarëve,gjë që është nxitur nga brengosja për t’u furnizuar nga Libia dhe Brazili dhe nga animi i investuesëve në pritje të masave të reja nxitëse. Në bursën e Londrës çmimi ngeli pothuajse i pandryshuar në krahasim me ditën e djeshme dhe arrin në 50.5 dollarë, dhe tregëtimi i naftës përfundoi me 1.75 dollarë më shumë.

Ndryshime më të mëdha të çmimit nuk pati as në bursën amerikane ku një fuçi nafte shitej për 47.93 dollarë,dhe po kjo bursë,dje e përmbylli ditën me 1.76 dollarë më shumë.

Mbrëmë tregjet e naftës i katapultoi greva e kompanisë shtetërore braziliane të naftës Petrobras dhe mbylljen e terminalit për eksport të naftës në Libi dhe naftësjellësit COLONIAL PIPELINE në SHBA për shkak të vërshimeve. /Agjencitë e lajmeve/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia