close
Bota

NJU-JORK: DITA BOTËRORE KUNDËR TRAFIKIMIT ME NJERËZ

IOM_IMG

Organizata ndërkombëtare për migrim sot  shënon 30 Korrikun, Ditën botërore për luftë kundër trafikimit me njerëz.Të dhënat  flasin se nga gjithsej 7.000 viktima të regjistruara në vitin 2015, 85 për qind prej tyre ishin viktima të trafikimit ndërkombëtar me njerëz.

Nga viktimat e mbijetuara, 74 për qind janë trafikuar me qëllim të punës së detyrueshme, 17 për qind me qëllim të eksploatimit seksual. Rreth 13 për qind nga numri i përgjithshëm i viktimave të mbështetura të trakimit me njerëz janë fëmijë mosha mesatare e të cilëve është 11 vjet.

Të dhënat, gjithashtu tregojnë se viktimat e mbijetuara janë kryesisht gra, të cilat jo vetëm që përballen me keqpërdorim seksual, por gjithashtu, ishin viktima të martesave të detyrueshme, si dhe persona të cilët përballen me vështirësi serioze ekonomike. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia