close
Bota

NJU-JORK: VIDEO-MESAZH I KREUT TË OKB-së

download

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, ka bërë thirrje për mbrojtjen e grave e të vajzave nga dhuna në familje që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit po shënon rritje – në mbarë botën.

Në një video mesazh, kreu i Organizatës Botërore nënvizon se javët e fundit, ndërkohë që po rriten tensionet ekonomike dhe sociale, është regjistruar edhe një shtim i tmerrshëm i dhunës në familje:

‘Fatkeqësisht, shumë gra dhe vajza i janë ekspozuar rrezikut nga dhuna, sidomos aty ku duhet të mbrohen: Nëpër shtëpitë e veta. Prandaj, sot bëj thirrje për paqe nëpër shtëpi, nëpër banesat anekënd botës,’- thuhet në apelin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Me këtë rast, tërhiqet vërejtja se aktualisht, në kohën e pandemisë, shumë gra janë të ngujuara nëpër shtëpi me sulmuesit e tyre, një fenomen ky që mund të godasë të gjitha vendet. /Klan Macedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia