close
Bota

NJU JORKU GODITET NGA STUHIA ELSA

Screenshot_7-2-780×439-1

Disa stacione të metrosë në New York janë përmbytur dhe shumë rrugë janë të pakalueshme për shkak të shirave të mëdha shkaku i stuhisë Elsa. Elsa aktualisht po përparon përgjatë bregdetit lindor të Shteteve të Bashkuara pasi në Florida solli shi dhe erëra të forta. Në një seri stuhi mbi qytetin dhe zonat përreth të enjten pasdite, ra një sasi e madhe shiu që sistemi i kullimit nuk mund ta gëlltisë, njoftoi Shërbimi Kombëtar Meteorologjik. Disa rrugë kryesore, përfshirë Bronxin, janë mbyllur përkohësisht, duke shkaktuar kaos në trafik.Policia njujorkeze gjithashtu shpërndau pamjet e shoferit që ishte bllokuar në ujë.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia