close
Bota

NJUJORK: SITUATË E JASHTËZAKONSHME NGA SHIRAT E RRËMBYESHME

Aftermath of Hurricane Ida in New Orleans

PËRMBYTJET PAS URAGANIT “AJDA”

Në Njujork është shpallur situatë e jashtëzakonshme për shkak të shirave të rrëmbyeshme dhe përmbytjeve si pasojë e uraganit “Ajda”, i cili para disa ditëve kaloi nëpë Luizianë, duke sjellë me vete errëra të fuqishme prej 240 kilometra në orë.

Kryebashkiaku i Njujorkut Bil de Blazio tha se qyteti po kalon drejt një ngjarjeje historike, të përcjellë me përmbytje brutale dhe kushte të rrezikshme nëpër rrugë. Xhirimet në rrjetet sociale tregojnë se si uji ka depërtuar në hekurudhën nëntokësore, nëpër shtëpi dhe duke përmbytur rrugë.

Nju Xhersi gjithashtu ka shpallë gjendje të jashtëzakonshme dhe ka njoftuar për viktiminën e parë në këtë rajon.

Shërbimi kombëtar metereologjik brenda një ore ka matur 8 sentimetra ujë në Central Park të Njujorkut. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos nisen në rrugë, derisa pjesa më e madhe e metrosë është mbyllur.

Njëkohësisht, në Luizianë me qindra mijëra shtëpi edhe mëtej janë pa energji elektrike pas uraganit “Ajda, kurse në Nju Orleans autoritetet kanë vendosur orë policore në orët e mbrëmjes. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia