close
Sport

NOT: KRISTOF MILAK THENË REKORDIN E MICHEAL PHELPS

Notari milak

Në ditën e katërt të botërorit të notit që po zhvillohet në Gwangju të Kores së Jugut thyhet rekordi 10-vjeçar i Micheal Phelps në 200 metra stil flutur. Mitin e amerikanit e zhbën 19-vjeçari hungarez, Kristof Milak.

Në vitin 2009, Micheal Phelps kishte regjistruar kohën 1 minutë, 51 sekonda e 51 të qindat, ndërsa në Gwangju, fenomeni “Milak” distancën prej 200 metrash e përshkoi për 78 të qindat me shpejt  apo 1minutë 50 sekonda e 73 të qindtat. Kristof Milak bëhet notari i parë i këtij mijëvjeçari që thyen një rekord botëror. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia