close
Rajoni

NOVI SAD: TAKIMI VUÇIQ, RAMA E ZAEV

Screenshot_1

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit në Novi Sad me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha se është nënshkruar deklarata e përbashkët, e cila bazohet në zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve. Në konferencën e përbashkët për media, Vuçiq tha se synim i kësaj nisme është që deri në fund të vitit 2021 të krijohen kushtet që qytetarët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të kalojnë kufijtë e tri vendeve me letër-njoftime.

Trilateralja e Novi Sadit miratoi deklaraten në bazë të së cilës konfirmohet vullneti për të formuar një unuon ballkanik. Presidenti serb, Alleksandar Vucic, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, u shfaqen energjik. Ajo në të cilën u pajtuan ishte se rajoni ka nevojë urgjente për fokus në bashkëpunim. Qytetarët kërkojnë përgjigje për një jetë më të mirë.

Kryeministri, Edi Rama, tha se vendet e rajonit duhet të bëjnë diçka vet.

Nikoqiri, Aleksandar Vuçiq, tha se ky takim nënkupton që rajoni do të jetë më tërheqës për incestitorët.

“Shumë njerëz, takimin tonë në Novi Sad të njohur për shpirtin e tolerancës, do ta quajnë revulucionar, por unë nuk jam i gatshëm të përdorë fjalë të tilla, por mendoj se është takim me rëndësi të vecantë, sigurisht për Serbinë padyshim. Një funksionim i tillë mundëson jetën më të mirë për qytetarët dhe mund të sjellë edhe investitorë të huaj.” -tha Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë.

Kryeministri Zaev, u pajtua me këto qëndrime, duke thënë se Ballkani më nuk është fuqi baruti.

“Kjo është një nismë që do të na bëj një rajon më konkurrent në rajon dhe do të na ndihmojë më shumë edhe tek BE-ja. I ftoj të gjithë Ballkanin që të përfshihen dhe të jemi gjashtë vendet.” – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Ky takim do të vazhdoj në qytetin e Ohrit më 10 nëntor kur edhe pritet të konkretizohet me firmat e liderëve kjo nismë. /Idro Seferi, Beograd/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia