NP Higjiena komunale- Shkup: Largohen përafërsisht 10m³ mbetje nga deponitë ilegale

Gjatë ditës së djeshme NP Higjiena Komunale-Shkup ka zbatuar aktivitete për pastrimin e qendrës së transportit nën Stacionin hekurudhor në Shkup, ku janë larguar përafërsisht 10m³ mbetje nga deponitë ilegale.
Njëkohësisht, në organizim të Qytetit të Shkupit, vazhdon aksioni për pastrimin e përgjithshëm të Kejit të lumit Vardar, ku marrin pjesë të gjitha ndërmarrjet publike të qytetit. Në kuadër të aksionit zhvillohet pastrimi i shtigjeve të këmbësorëve dhe biçikletave, si dhe larja manuale e gjithë hapësirës së Kejit.
NP Higjiena Komunale-Shkup sërish përballet me djegien e enëve të destinuara për hedhjen e mbetjes. Gjatë ditës së djeshme janë djegur dy kontejnerë me nxënie 3.2m³ në rrugën kryesore të komunës Gjorçe Petrov. Kontejnerët e djegur janë krejtësisht të papërdorshëm dhe me qëllim që të mos prishet dinamika e hedhjes dhe mbledhjes së mbetjes komunale në këtë komunë të Shkupit, menjëherë janë zëvendësuar me enë të reja.
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share