close
Top LajmeVendi

NTP Shkup: Protesta e paralajmëruar është e motivuar politikisht dhe e dëmshme për qytetarët

Avtobusi

Nga Ndërmarrja e Transportit Publik Shkup për protestën e paralajmëruar nga ana e Sindikatës së Pavarur  në NTP Shkup kanë reaguar se ajo është e motivuar politikisht dhe se tashmë është marrë vendim për rritje të pagës në përputhje me rritjen e pagës minimale në vend.

Lidhur me protestën e paralajmëruar nga Sindikata e Pavarur në JSP Shkup, duam të informojmë dhe të theksojmë se këto lloj veprimesh të motivuara politikisht janë

të papranueshme dhe të dëmshme për të gjithë funksionimin e kompanisë dhe në dëm të qytetarëve, përdoruesit e transportit publik.

Opinioni dhe punëtorët duhet të informohen se Bordi Drejtues i NQP Shkup më 19.04. 2022 pranoi kërkesat e Sindikatës së Pavarur me Vendim për rritje lineare të pagës në shumë prej 2800.00 denarë.

Për këtë arsye ne i dënojmë veprime të tilla  të motivuara politikisht e të nxitura nga qendrat e pushtetit politik nuk do të kontribuojnë në zhvillim dhe përmirësimin e statusit të punëtorëve në NQP Shkup, por përkundrazi do të çojë në  dëme të pariparueshme që do të ndikojnë negativisht në proceset e punës dhe statusin e punonjësve të ndërmarrjes, si dhe për qytetarët në përgjithësi.

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia