close
Top LajmeVendi

NUHIU PARALAJMËRON VETTING NË GJYQËSOR NË VITIN 2023

Screenshot_10

LIRMI MIJALLKOVIT, KAMÇEVIT DHE JANEVËS:  NUHIU FAJIN E SHEH TE GJYQËSORI


Zv/ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu për lirimin e Mijallkov, Kamçev dhe Janeva, shprehet se gjyqtarët e këtyre rasteve duhet të japin përgjegjësi. Publikimi I listës së re  të amnestuarve mund të publikohet në Gusht por për shkak procedurave mund të ndodhë në Dhjetor.

Lirimi i ish-shefit të Intelegjencës Sasho Mijallkov, biznesmenit Orce Kamçev dhe ish-prokurores speciale Katica Janeva shkaktuan reagime të shumta në opinion raporton KlanM.  Zv ministri i drejtësisë Agim Nuhiu fajin e sheh te gjyqësori. Ai paralajmëron se vettingu në gjyqësor do të fillon  në vitin 2023.

“Në takimin e fundit me Këshillin për Reforma, kemi paraparë edhe hartimin e një strategjie të re, që do duhet të implementohet në vitin 2023 deri në vitin 2027.Bëhet fjalë për një strategji të re, ku ne pretendojmë që të fusim edhe segmente të caktuara të mekanizmit të vettingut”.

Rreth moszbardhjes së rasteve tragjike që shoqëruan vitin 2021, duke filluar prej viktimave të autobusit në fshatin Llaskarcë, djegjes së spitalit modular dhe aksidentit të autobusit në Bullgari, Nuhiu per televizionin KlanM u shpreh se kompetencat për këto raste janë tek prokurorët publik dhe byroja për hetime gjyqësore.

Agim Nuhiu

Do dua edhe njëherë të ritheksoj që Ministria e Drejtësisë, nuk ka ndonjë rol në këtë drejtim, sepse hetimet I zhvillon prokurori.

Sa I përket çështjes së angazhimit të ekspertëve gjerman dhe atyre bullgar në tragjeditë që ju I përmendët paraprakisht, është një fakt që tregon se çështjet janë komplekse dhe nuk janë të thjeshta dhe kërkon një angazhim dhe një studim  më të gjërë  dhe më gjithpërfshirës.

Sa i përket rasteve të tjera gjyqësore, ai u shpreh se , për rastin e Almir Aliut ende nuk ka përgjigje nga Byroja për Përfaqësim në Gjykatën e Strasburgut, për mosgjykimin e rastit të Kumanovës theksoi së është në kompetencat e Gjykatës, për rastin Monstra  shpreh se Bedri Ajdari nuk ka kërkuar ndihmë në këtë institucion./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia