close
Top LajmeVendi

NUK DO TË KETË NDRYSHIME TË MODELIT ZGJEDHOR

Screenshot_6

Kodi zgjedhor do të pësojë ndryshime


Në takimin e fundit të grupit të punës në Ministrinë e Drejtësisë është arritur pajtueshmëri që  Kodi të përfshijë rekomandimet e OSBE/ODIHR para zgjedhjeve parlamentare në pranverë. Tani për tani nuk ka marrëveshje për ndryshimin e modelit zgjedhor.

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi thekson se është arritur pajtueshmëri për rekomandimet, ndërsa për modelin zgjedhor konsideron se është apsurde të bisedohet 5 muaj para zgjedhjeve.

VMRO-DPMNE-ja nuk pajtohet as me propozimin, as të ketë hapësirë kohore për ndryshime para 12 prillit.

Pa marrë parasysh nëse do të pranohet propozimi ynë, ose do të mbetet kjo që tani e kemi si model zgjedhor, nuk duhet të harrojmë se ndryshimi i modelit zgjedhor disa muaj para zgjedhjeve të caktuara duke marrë parasysh aspektin juridik nuk duhet të ndodh.” –tha Igor Janushev, VMRO DPMNE.

Ministri Damjan Mançevski, i cili është i kyçyr në negociata, thotë se ka pajtueshmëri të përgjithshme për inkorporimin e rekomandimeve, por shton se as ndryshimi i modelit zgjedhor për LSDM-në nuk është çështje e mbyllur. Opozita propozon që nëse ndryshohet modeli zgjedhor të kthehet modeli i shumicës dhe deputetët të zgjidhen në 120 njësi zgjedhore. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia