Nuk i ka prerë flokët prej 17 vjetësh, njihuni me ‘princeshën Rapunzel’

Një grua e cila ka rritur flokët e saj për 17 vjet, mund të quhet tashmë ‘princesha Rapunzel’. Flokët e saj arrijnë një gjatësi prej më shumë se dy metra, të cilin 42-vjeçarja e kap topuz për të mos prekur dyshemenë.

Rin Kambe i duhet një orë për të larë flokët, dy orë për t’i tharë dhe i duhet ta ndryshojë shpesh pozicionin e topuzit për shkak se pesha e tij e rëndë i shkakton dhimbje koke. “Nëse i mbaj të lëshuar, kam probleme me çdo veprim, mund të pengohem. Nuk shkoj dot as në tualet, jo më të ndërroj veshjet apo të ha supë me makarona. Kur i mbaj flokët lëshuar, ngurroj të dal jashtë”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“I laj flokët dy herë në javë dhe i trajtoj. Pasi i laj, i thaj shpejt me tharëse.më duhet një orë që t;i laj dhe të trajtoj skalpin, dy orë për t’i tharë e krehur. Bëj më të mirën që flokët e mi të mos dëmtohen, më nevojiten tre orë”, thotë japonezja nga Tokio.

“Ndihem sikur floku është partneri im më i shtrenjtë në jetë. Vazhdon të rritet çdo ditë. Zakonisht, reagimi i parë i njerëzve është nëse janë apo jo të vërteta. Kur e mësojnë, janë sa të habitur aq edhe të mrekulluar”.

Rin është modele në profesion dhe vendosi t’i zgjaste flokët sepse modeli i shkurtër nuk e bënte të ndihej sikur njerëzit e mbanin mend. Ajo donte të dallohej dhe të nderonte kulturën japoneze, pasi floku i gjatë është një simbol i princeshave në periudhën e dinastisë Heian./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share