close
Vendi

NUK KA MARRËVESHJE-LIDERËT E PARTIVE SHQIPTARE LARGOHEN NGA TAKIMI

no thumb

Kryetarët e dy partive shqiptare kanë lëshuar mbledhjen e katër liderëve politik që po mbahej në rezidencën e BE-së.

I pari është larguar lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili nuk është prononcuar për mediat.

Pas tij është larguar edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti i cili ka theksuar se janë marrë vesh që takimet e grupeve të punës të vazhdojnë për të precizuar disa çështje.

“Nuk është arritur marrëveshje përfundimtare, por, për disa çështje qëndrimet janë afruar.U morrëm vesh që takimet e grupeve të punës të vazhdojnë,ku duhet të dakordohemi për Ligjin e Qeverisë dhe kompetencat e ministrave” – ka deklaruar Ahmeti.

Në rezidencën e BE-së kanë mbetur liderët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së bashkë me Komisionerin Johanes Han, ambasadorin amerikan Xhes Bejli, ndërmjtetësi belg Piter Van Hojte si dhe euroambasadori Aivo Orav.

Pritet që për mediat të prononcohet edhe Komisioneri Johanes Han. /Tv Art/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia