Nuk ka zgjidhje financiare për qendrën e re klinike

SALI: ËSHTË PROJEKT KOMPLEKS POR PËR MUA MBETET PRIORITET

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Fati i qendrës së re klinike universitare mbetet akoma I paqartë. Dersia qeveritë e minstrat viijnë e shkojnë, klinika e shumëpërfolur veçse duheshte të kishte përfunduar. Por edhe ministri actual I shëndetësisë, Bekim Sali thotë se ndërtimi I klinkiës së re mbetet prioritet për të por për momentin nuk mund të ndërtohet e njejta për shkak të shkak të mospasjes së një zgjidhje të mirë financiare.

“Për shkak mospasjes për momentin të zgjidhjes më të mirë financiare për këtë projekt, po vazhdojmë me rinovimin dhe adaptimin e kushteve për punë për klinikat tona. Deri në momentin e mbylljes së mozaikut për realizimin e projektit të tillë kapital, në do të vazhdojmë me rinovimin e të gjitha spitaleve”, Deri në momentin e themelit, këto janë 70% përgatitje, ndërsa 30% realizimi i punimeve ndërtimore”,deklaroi mInistri i Shëndetësisë Bekim Sali.

Këto deklarime ministri Sali I bëri gjatë përurimit të qendrës së rinovur emergjente kirurigjikale. Qendër e cila u rinovua për herë të parë pas 30 vitesh. Kujtojmë që ndërtimi I një Qendre të re Klinike u premtua në vitin 2012 nga ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, megjithëse iniciativa konkrete ishte bërë nga ministri i Shëndetësisë, Imer Selmani në vitin 2007./KLanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share