close
Top LajmeVendi

NUK PUNON BLLOKU 3 I TERMOCENTRALIT “MANASTIR”

rek-bitola

VMRO-DPMNE ME AKUZA, NGA EEM-ja BËJNË THIRRJE TË NDALEN DEKLARATAT PAUSHALLE


VMRO-DPMNE ka drejtuar akuza në adresë të Qeverisë, siç thonë, në kohën kur popullata nuk ka ngrohje qendrore, tani edhe një bllok I Termocentralit “Manastir” nuk është duke punuar.

Sipas opozitës maqedonase, riparimi I këtij blloku, nga aspekti teknik, është shumë diskutabile, kurse sanimi mund të zgjasë më shumë se një vit.

STEVÇE ANTOVSKI – VMRO-DPMNE

“Kjo do të thotë se Blloku 3 në Termocentralin Manastir së paku një vit do të jetë jashtë përdorimit. E kjo do të thotë se Termocentrali “Negotinë” do të prodhojë rrymë për 170 euro për megavat orë, kurse do ta shesë për 41 euro furnizuesit universal EVN HOME edhe gjatë kohë”

Ndërkohë, përmes një komunikate, Shoqata Aksionare Elektro Ekonomia e Maqedonisë – Termocentrali “Manastir” njofton se për momentin është duke punuar me dy blloqe – Bllokun 1 dhe 2. Nga atje thonë se transformatori I Bllokut 3 ishte dëmtuar në zjarrin që ndodhi më 5 Nëntor të vitit të kaluar dhe që atëherë po merren masa për sanimin e tij.

SHA EEM – TERMOCENTRALI “MANASTIR”

“Nëse dhe kur transformatori do të jetë në gjendje të prodhojë rrymë varet nga mendimi i ekspertëve nga Termocentrali Manastir, nga Fakultetet Elektroteknike në Manastir dhe Shkup, ekspertë nga Beogradi dhe ekspertë nga kompanitë energjetike në vend. Deri atëherë do të bëhen përpjekje që transformatori të vehet në funksion”

Nga ElektroEkonomia e Maqedonisë kanë reaguar ndaj press-konferencës së VMRO-DPMNE-së, duke thënë se qëllimet e personave që nuk janë mirë të informuar dhe që nuk janë të involvuar në përpjekjet për sanimin e defekteve, e që e komentojnë situatën në këtë kombinat, janë joserioze dhe qëllimkëqija.

“Me të vërtetë me teknikën, në veçanti në energjetikë, nuk ka lojë dhe për këtë shkak jemi të bindur se deklaratat paushalle dhe improvizimet me qëllime të dyshimta, përfundimisht do të ndalen” – thonë nga Kombinati “Manastir” /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia