close
Bota

NUMËR REKORD TË RASTËVE TË REJA ME COVID 19

1591420174628_a9liEIwv

OBSH KUNDËRSHTON IZOLIMIN E DYTË


Rëndohet bilanci edhe në vendet e Evropës  me virusin korona. Jo rikthim në izolim. Ky është sugjerimi që vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në ditën me numrin më të lartë të infektimeve për 24 orë.

Teksa raportoi për një rekord të ri rastesh me Covid-19 me rreth 350 mijë e 800 të prekur nga koronavirusi, përfaqësues të OBSH u bën thirrje drejtuesve të shteteve që të rishikojnë masat por rikthimi në karantinë sipas tyre do të ishte shkatërrues për shoqërinë por edhe për ekonominë e shteteve. Pavarësisht kësaj thirrjeje, në vendet kryesore të kontinentit të vjetër po ndodh e kundërta. Qytetet kryesore evropiane po rikthejnë masat kufizuese dhe izolimin. Shumica e vendeve të Evropës tani më janë zhytur në valën e re të pandemisë, ku vetëm Qendra për kontrollin e sëmundjeve në Gjermani, raportoi 4.516 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit ndërsa shumë qytete tani kanë arritur nivelin kritik të 50 rasteve të reja për 100 mijë banorë.

Qeveria spanjolle shpall gjendje të jashtëzakonshme në Madrid. Kjo vjen ndërsa gjykata e lartë në Madrid refuzoi të enjten masat e detyruara në rajon nga qeveria qendrore, të cilat përfshinin bllokimin e pjesshëm të kryeqytetit spanjoll dhe nëntë komunave fqinje.

Numri i infeksioneve të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) të raportuara në Republikën Çeke ishte më i larti për të tretën ditë radhazi. Me 5.394 raste të reja, numri i përgjithshëm në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në mbi 100 mijë.

Evropa regjistron tani më shumë se 6.5 milionë raste të koronavirusit sipas organizatës botërore të shëndetësisë. Rastet po rriten thuajse në të gjitha vendet e kontinentit, me shifra shqetësuese që raportohen çdo ditë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia